f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Friday, July 20, 2012

Kënga e Nora Istrefi-t , e kopjuar? (Video)





Vetëm një ditë pasi i kemi thurrur komplimente projektit të ri të këngëtares, Nora Istrefi, ka dalë në ‘shesh’ një këngë e cila pos që ngjason nga ana muzikore me këngën “Gangsta”, ngjason edhe në anën artistike të klipit.


Lajmin bombastik e lansoi portali OraInfo, që ka prezantuar këngën “First Of The Year” nga Skrillex si versionin origjinal të cilit i ngjason kënga “Gangsta” e Norës në bashkëpunim me Bim Bimmën.

Nëse analizoni më thellë këto dy këngë, e vëreni se janë të zhanrit ‘dubstep’, për të cilin shquhen Zapp dhe Chris dhe në asnjë rast nuk mund të ketë akuza për kopje, por mënyra e përpunimit të këngës, ashtu sikurse realizimi i videoklipit në disa sekuenca lë vend për dyshime. Teksti është pa dyshim, origjinal.
Sidoqoftë, gjykojeni vet...