f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Tuesday, July 31, 2012

Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (Video)



Ndërkohë që fishekzjarret ndriçonin qiellin e Londrës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, spektaklin po e shijonte edhe një vizitor i pazakontë.
E dimë që shumë do thonë se janë mashtrime, por askush nuk ka dalë të shpjegojë se çfarë është ky objekt që lëviz me ngadalësi.
Duket krejt si UFO, të paktën ky është imazhi që kanë krijuar për to.
Para dy javësh, një nga ekspertët më të njohur të ufologjisë në Britaninë e Madhe, kishte parashikuar se mjetet fluturuese jashtëtokësore do ishin të pranishme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
Në YouTube ka shpërthyer debati. Disa thonë se është një tip balone që përdorin televizionet për të filmuar. Të tjerët thonë se është një helikopter.
Ka shumë nga ata që thonë se është një mashtrim. Zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë qëndrim./Kohasport/