f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Friday, July 13, 2012

Rrënohen “Duplex Club”, “PlatonClub” dhe “Prime Club”


Tri klubeve më të njohura në Prishtinë, pas një vendimi të Komunës, u janë rrënuar objektet të cilat Komuna i cilëson të ngritura pa leje. Pronarët e lokalëve janë revoltuar me këtë vendim, duke thënë se Komuna është duke e bërë këtë për shkaqe politike dhe interesa personale.
“Ndoshta nuk duhet të ngutem të flas, mirëpo ky vendim ka një kahe tjetër, duke të shtyrë të mendosh se është politik”, ka thënë Vigan Kastrati, pronar i klubit “Platon”, raporton Koha.
Ai gjithashtu ka pasur ankesë në zyrtarët komunalë të Prishtinës, duke thënë se vendimi për prishjen e ndërtimeve ka ardhur vetëm një ditë përpara. “Vendimi na ka ardhur në orën 10 të datës më 12 korrik, ndërsa sot vetëm kur janë ardhë edhe ja kanë nis me i prish. Unë nuk e kuptoj këtë vendim dhe e quaj si të pamatur dhe shumë të shpejt”, citon Indeksonline fjalët e tij.
Komuna e Prishtinës thotë se pronarët e këtyre lokaleve kanë qenë të njoftuar qysh para një viti për këtë. Muhamet Gashi, drejtor i Inspeksionit në Komunën Prishtinës, ka thënë se objektet janë pa leje dhe të gjitha do të rrënohen. /Telegrafi/