f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Sunday, July 8, 2012

Unikkatili, rekord i shitjeve të biletave




Ai është artisti më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave. Jo, kjo nuk është hiperbolë, por as shaka. Është realiteti të cilin të gjithë e pranojnë, të gjithë po e shikojnë, të cilin të gjithë po e shijojnë dhe shumë shpejt edhe do ta përjetojnë.
6436. Ky është numri i biletave të shitur nga kompania POWOW Entertainment për koncertin e madh të Unikkatilit që do të mbahet më 15 korrik. Dhe, ky numër i shitjeve është arritur për vetëm tri ditë pas vënies në shitje të biletave. Shitja e biletave po ndodh në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë, duke rrezikuar shumë fansa se mund të mbesin edhe pa biletë për koncertin.
Intersant është fakti se interesim për të blerë bileta kanë shprehur njerëz të të gjitha moshave, fëmijë dhe pleq, adoleshentë dhe familjarë – të gjithë kanë shprehur interesim dhe kjo po vërehet dhe me tempon e shitjes së biletave.
I gjithë ky organizim, i cili po pritet që një dekadë të ndodhë në Kosovë është mundësuar nga POWOW Entertainment, një kompani që nuk e ka në fjalor ‘dështimin’, ‘dorëzimin’ dhe nuk njeh kufinj. Ka arritur ta sjellë mbretin e hip-hopit shqiptar, në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, dhe atë në një produksion të jashtëzakonshëm, të nivelit të turneve të yjeve botëtore.
Një gjë është e sigurtë – biletat edhe disa ditë do të jenë të gjitha të shitura, të këtij koncerti unik të pa arritshëm e të pa përsëritshëm nga dikush tjetër, nga i vetmi dhe më i madhi në trojet shqipfolëse – Unikkatili.

Vendet ku mund t’i bleni biletat e mbetura:
-Prishtine Shtandi Nena Tereze tek Kino ABC
-Prishtine Shtandi tek NEWBORN
-Peje SING-SING
-Prizren Corner
-Mitrovice Famous
-Gjilan PAPAKI
-Gjakove Chronic
-Ferizaj COCO
-Kline Kojota
-Istog OFF-ON
-Vushtrri Morena
-Fushe Kosove Peppermint
-Lipjan Room
-Kacanik Tropical
-Skenderaj Metro
-Viti Liburna Bar
-Podujeve Centrum
-Decan Corner
-Therande 501
-Presheve City Bar
-Shkup Zone
-Tetove Ramstore ne EMPORIUM
-Kumanove CAFFE 21
Bileta gjenerale – 15 euro
Bileta VIP (pranë skenës) – 20 euro
Bileta Premium VIP (tribunë, pamje dhe trajtim ekskluziv) – 30 euro

/Telegrafi