f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Sunday, July 8, 2012

Zvicër: Vriten shqiptarët - nga shqiptarët ( LAJME )



Një vrasje e dyfishtë dhe një plagosje e rëndë i ka risjellë shqiptarët e Kosovës në faqet e para të mediave zvicerane. Edhe kësaj here, protagonistë janë kosovarët dhe zënkat e tyre familjare, të cilat vetëm për një moment janë kthyer në tragjedi shumë të rënda. Të enjten në mbrëmje, babë e bir kanë mbetur të vdekur në vend dhe një mysafir i tyre është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Oensingen të Solothurnit, në Zvicër. Dyshohet se vrasja është kryer nga miku i familjes së tyre, më saktësisht, nga vëllai i nuses së shtëpisë.
 Sipas policisë së atjeshme, krimi është kryer me një pushkë automatike dhe me një revole, ndërkohë që të dyshuarit janë arrestuar.
Mediat zvicerane si “20 Minuten”, apo ato shqiptare si “Albinfo.ch”, raportojnë se të vrarët janë Hysen B. (51 vjeç) dhe djali i tij, Përparim B. (26 vjeç), të dy me prejardhje nga Kosova.
Zyrafete B., gruaja e cila nga kjo ngjarje humbi bashkëshortin dhe djalin, e tmerruar ka deklaruar për mediat zvicerane se në ato çaste familja ishte në pritje të disa mysafirëve nga Franca.
“Pastaj ka cingëruar mobili i djalit tim. Vëllai i nuses dhe babai i tij kishin ardhur dhe po pritnin jashtë oborrit. Djali u është afruar mysafirëve”, ka shpjeguar Zyrafete B., transmeton “Express”.
“Mandej kam dëgjuar një zënkë. Kisha frikë”, është shprehur ajo, duke i përshkruar ato çaste sikur të ishte në luftë.
Para se të kriste arma, ajo ka rrëfyer se në ndërkohë, miqve që fjaloseshin në oborr me djalin e saj, u është afruar edhe bashkëshorti i saj.
Mediat raportojnë se në ato momente ishte dëgjuar babai i nuses të thoshte se nuk do ta linte më vajzën e tij në atë shtëpi. Dhe, në këto çaste ishin dëgjuar krismat e armëve.
Policia zvicerane tashmë është duke hetuar intensivisht rastin, por ata nuk kanë dhënë ndonjë detaj për motivet e vrasjes. Madje, nuk kanë dhënë as identitetin e personit të plagosur. Por, i kontaktuar nga Albinfo.ch, zëdhënësi i Policisë së Solothurnit, Bruno Gribi, ka treguar se i plagosuri, një burrë 43-vjeçar, gjendet në shërim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Për shkak të hetimeve, policia nuk ka dhënë as prejardhjen etnike të të vrarëve, ndërkohë që zëdhënësi Gribi është shprehur se personat e arrestuar si të dyshuar për këtë vrasje kanë nënshtetësi zvicerane.
Pas rastit, policia ka kryer një bastisje në shtëpinë e familjes së të dyshuarit Bekim B., të cilëve u ka gjetur edhe një armë pa leje.
Përveç kësaj, gazeta zvicerane “20 Minuten” ka raportuar për fakte të reja të gjetura nga policia në lidhje me familjen e të dyshuarve për vrasje. Tashmë dyshohet se me pushkën e ushtrisë dhe me një revole, Bekim B., së bashku me babanë e tij, ia kishin mësyrë shtëpisë së familjes së dhëndrit.
Bekim B., njëri nga dy të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë, dyshohet se ka shtënë me pushkën automatike, të cilën e mbante që nga koha e shërbimit ushtarak. Në fakt, ashtu sikurse edhe shumë shërbyes ushtarakë të Zvicrës, edhe ai është dashur që armën ushtarake ta kthente në kazermë.
Por, Bekim B, i cili kishte marrë shtetësinë e Zvicrës para disa vitesh, pas përfundimit të shërbimit ushtarak nën armë, nga fillimi i vitit 2012 kishte kaluar në shërbimin civil. Me pushkën e ushtrisë dhe me një revole tjetër, Bekimi me babanë e tij ia kishin mësyrë shtëpisë së familjes së dhëndrit, Përparimit, në Oensingen.
Ai fillimisht dyshohet se i kishte telefonuar Përparimit, përkatësisht dhëndrit të tij, duke e kërcënuar se nuk do të jetonte edhe gjatë. Këtë kërcënim pastaj e kishte realizuar, kur Përparimi me babanë, Hysenin, kishin dalë për të sqaruar problemin që kishte Bekim B. me ta. Dyshohet se Bekimi dhe Hyseni dëshironin ta merrnin motrën, përkatësisht vajzën e tyre Shqipen, për ta kthyer në shtëpi. Por, motivet për këtë zënkë ende janë duke u sqaruar se përse Shqipes, përkatësisht gruas së Përparimit tashmë të ndjerë, i kërkohej të kthehej në shtëpinë e prindërve.
Megjithëkëtë, policia ka sqaruar se dy personat e dyshuar, babë e bir, janë arrestuar pa bërë rezistencë, e madje njëri prej tyre i ishte paraqitur vetë policisë me telefon. Arma ushtarake e gjetur tek i dyshuari Bekim B, kishte pasur afatin e fundit të dorëzohej në kazermë më 24 maj. Pastaj atij i ishte zgjatur afati, që kishte mbaruar më 13 qershor. Javën tjetër, autoritetet kanë deklaruar se ajo do t`i merrej me detyrim.