Këngëtarja Bleona Qereti, është rikthyer në Shqipëri pas disa vitesh shkëputje dhe po promovon albumin e saj të ri në anglisht në disa qytete të Shqipërisë
Mbrëmë ajo ka përformuar në qytetin ku është rritur, Elbasan, pas koncerteve në Vlorë e Shkodër.
Vëmendja e madhe mediatike rreth rikthimit të saj, përveç të mirave dhe publicitetit që mund t’i sjellë, nuk duket të jetë aq pozitive për të. Kjo për faktin se mediat po interesohen shume rreth të kaluarës së saj dhe disa ngjarjeve për të cilat këngëtarja ndoshta nuk është edhe aq e lumtur.
Kështu, duke bërë kërkime rreth Bleones, kemi rënë në gjurmë të një xhirimi, realizuar vite më parë, ku Bleona shihet duke kënduar në gjuhën serbe, në rrugët e Gjermanisë. Asaj nuk i pengon as kamera që është e pranishme dhe vazhdon me interpretimin e këngës. (ikub)