Këngëtarja shqiptare, Big Mama, ka pësuar një aksident të rëndë në Strugë afër plazhit “Konak”, me ç’rast ka mbetur në vend i vdekur shoqëruesi i saj, i cili besohet se ishte i dashuri i saj.
Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, motoçikleta me të cilin ata ishin duke u vozitur është rrëzuar dhe me kokë në tokë është përplasur 28 vjeçari i quajtur Lirim nga fshati Dobrosht i Tetovës.
Big Mama nuk ka marrë lëndime, por është në spitalin e Strugës për shkak të shockut që ka pësuar. /Telegrafi/