Mbrëmë në Facebook Cristiano Ronaldo ka shkruar dhe ka hedhur poshtë spekulimet se bëhet fjalë për para, mirëpo nuk ka sqaruar se pse është i mërzitur. Edhe më tej mbetet arsyja se ai nuk është zgjedhur lojtari më i mirë në Evropë po edhe raportet në zhveshtore të Merengesëve.
"Marca" shkruan se në aksion ka hyrë menjëherë trajneri Jose Mourinho i cili ka tentuar ta qetësojë situatën para se të shkaktohet ndonjë dëm i pakthyeshëm.
"Ti je lojtar shumë i rëndësishëm, më i rëndësishmi. Në këtë mos dysho aspak, këtu jemi të gjithë që ti tejkalosh ato që të mundojnë. Rreth teje janë të gjithë miq. Do të flasim kur të kthehesh, ndërkohë kalo lëndimet dhe shiko vetëm përpara. Ke përkrahjen e të gjithë neve në klub" ka thënë Mourinho.
Trajneri Jose Mourinho nuk ka qenë i pranishëm në takimin famoz ndërmjet Ronaldos dhe presidentit Perez, aty ka qenë vetëm agjenti Mendes. A e di "Mou" arsyen se pse Ronaldo është i pikëlluar ende nuk dihet, mirëpo pa dyshim është se Mourinho ka ndikim shumë të madh tek Ronaldo.
AS shkruan se klubik ka dashur tia rrisë marrëveshjen e lojtarit më të mirë të saj, mirëpo këtë e ka parandaluar shitja e Kaka. Ai ka mbetur në klub dhe me të klubi po humb një shumë të madhe të parave, më sakt 9 milionë euro në vit sa paguhet Kaka.
Plani ka qenë që Kaka të shitet për 20 milionë euri, dhe me kursimet që bëhen me pagesën e tij, do të ishte e mjaftueshme që Ronaldos ti rritet rroga. Mourinho i ka thënë Kaka se dhe babait të tij se më së miri është që Kaka të largohet nga Bernabeu, në një takim në javën e fundit qershor, mirëpo nuk ka pasë oferta të mira.
Kaka ka dashur të shkojë tek Milan, edhe atë si huazim, mirëpo ka qenë kusht që Kaka ti shmanget disa milionave, andaj edhe bisedimet kanë përfunduar ende edhe pa filluar.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata kur të kthehet Ronaldo nga Portugalia dhe se nga largimi i Ronaldos nuk ka asgjë, dhe Real Madrid me siguri se do ti ofrojë kontratë të re lojtarit më të mirë. /presheva.com/