Janë përgjakur duart e Valentino Corleones i njohur si Vali.Vali ka treguar në rrjetin social Facebook se si në Mal të Zi, Ulqin ka nxjerrë nga një veturë e aksidentuar një vajzë e cila kishte mbet në veturën e rrotulluar prapa dhe nuk mund të dilte pasi që ishte lënduar.Corleone ka shkruar se dikush kishte thënë se vetura do eksplodonte së shpejti pasi që vetura kishte filluar të digjej, prandaj askush s’guxoi të afrohej.Por ishte Vali ai që mori guximin të hyj në veturë dhe të nxjerr të aksidentuarën nga vetura duke ia dorëzuar një personit që gjendej aty.Vali ashtu i përgjakur kishte tentuar të shpëtoi edhe personin e dytë që gjendej në veturë por kishte qenë e pamundur pasi që sic e përshkruan ai personit i ishte zënë njëra këmbë tek timoni dhe ka pritur ardhjen e policisë.“Ndjehem shumë mirë që i ndihmova. Pasi që askush nuk guxonte ti afrohej veturës pasi të gjithë frikësoheshin se do eksplodonte, mendja ime më tha se edhe nëse do vdesësh aty duhet të vazhdoj dhe ti shpëtoj. Edhe me vdek nuk ka lidhje!”ka thënë Vali në një prononcim për InfoGLOBIN.Vali në këtë status ka treguar edhe se si pas kësaj ndodhie ka shkuar në një club, por aty është sulmuar nga sigurimi dhe stafi I lokalit. Sic rrëfen ai më vonë është arrestuar nga policia dhe është future në burg. Por pasi ka paguar dënimin është liruar.