f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Saturday, August 11, 2012

DJ i Genta Ismailit: S’e kam rrahur, po është këngëtare koti



Genta Ismaili, këngëtare

Prishtinë, 11 gusht 2012, NOA - Liridon Bajrami (Dj WronDon) i cili është dhe DJ i këngëtares Genta Ismaili ka sqaruar në media lajmet për rrahjen nga e kangëtares gjatë një koncerti në Kosovë. Ai është shprehur në një intervistë për “Panoramën” se ai nuk rreh femra.

“Atë natë ka qenë shumë nervoze se ndjehej “diva” e shqiptarisë edhe është nervozuar kur ka ardhur të këndojë sepse nuk i ka pëlqyer vendi, në restorant “Rozafa”. Në atë vend kemi qenë edhe vitin e kaluar. Pasi mbaroi mbrëmja, më tha: Merre veturën të ikim që të mos bëj foto me fansat se vendi është i keq, të mos dijë askush ku këndoj dhe çfarë bëj”, thotë Liridoni.

Ai pohon se më pas i ka thënë Gentës të ndalen diku në një parking dhe ka fikur dritat duke i pohuar se nuk e sheh askush. “Ajo filloi të bërtasë se pse i ndala dritat dhe pse nuk po ecja, tha shumë fjalë banale dhe më tha çohu dil nga makina dhe më jep çelësat duke dashur të më lërë vetëm në Malishevë. Unë refuzova edhe pse mora një goditje në fytyrë nga e motra. Më pas janë qetësuar, ua kam dhënë çelësat dhe ju kam thënë të më afronin deri në qendër të merrja taksi dhe jam kthyer në shtëpi”, pohon Dj ËronDon.

Ai ka shtuar se Genta është një këngëtare e dështuar duke thënë:  “Këndon edhe në vendet ku mbahen dasmat, ku kolegët e saj nuk këndojnë aty asnjëherë, po për para bën gjithçka”.