Pas përfundimit të takimit, Lionel Messi u afrua pranë tifozit me aftësi të kufizuara, Al Mahdi Al Jouhari, i cili është tifoz i flakt i Real Madridit.
Por, nuk ishte kjo arsyeja pse Messi iu afrua marokenit. Superylli i Barcelonës është idhulli i tifozit të Realit, i cili është me aftësi të kufizuara. Messi iu afrua, e përqafoi dhe ia dhuroi fanellën e tij.
Për më shumë, Al Jouhari i tregoi Messit se ëndërron ta shikojë një El Clasico, pasi nuk i ka pasur deri tani mundësitë ta realizojë ëndrrën e tij. Messi e tregoi edhe njëherë shpirt mirësinë e tij, që pavarësisht se është tifoz i Realit, i ka premtuar se do të aranzhojë gjithë udhëtimin e tij në Camp Nou për sfidën e Superkupës së Spanjës.
Al Jouharit besohet t’i ketë buzëqeshur fytyra në ato momente, pasi lojtari i tij i preferuar, shprehu dëshirën për t’ia realizuar ëndrrën e madhe, kur kjo nuk është asgjë tjetër, pos një vërtetim për njerëzimin, se edhe pasanikët, yjet futbollistike, janë të barabartë me të gjithë njerëzit e tjerë. Dhe këtë e bëri Lionel Messi. /Telegrafi/