Tashmë pothuajse është e sigurt - sipas informatave të para, anëtari i grupit Skillz, Ledri Vula, ka vendosur të heqë dorë nga muzika.
Kështu bën të ditur faqja zyrtare e labelit BabaStars në Facebook, që ka publikuar një fotomesazh të anëtarit tjetër të Skillz, Visarit, në të cilën konfirmohet largimi i Ledrit nga muzika.
“Pas një kohe sot u takova me mikun tim Ledrin. Pas shtatë viteve karrierë, Ledri ma dha lajmin që tash e tutje ai më nuk do të vazhdojë me muzikë. Po ndihem i obliguar t’ju sqaroj të gjithë juve që na keni përkrahur gjithmonë, se unë, Visari, do të vazhdoj me muzikën e Skillz. Me shumë dashuri, SkiviUndercover”, shkruan në fotomesazh.
Nga ana tjetër, edhe vet Ledri në Twitter ka konfirmuar largimin nga muzika, duke përshëndetur të gjithë fansat e tij dhe duke i falënderuar për përkrahjen.