f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Wednesday, July 11, 2012

Pajtohen BabaStars dhe Noizy?


 U rrahën pastaj e sulmuan me këngë njëri-tjetrin, por në fund kanë vendosur të pajtohen. Babastars dhe këngëtari nga Shqipëria, Noizy, kanë vendosur që përfundimisht t’i japin fund fyerjeve dhe sharjeve në mes veti. Burime të portalit ORAinfo bëjnë të ditur se të martën përfaqësues nga të dyja grupet janë takuar në Prishtinë dhe janë pajtuar që t’i japin fund konfliktit, i cili nisi para disa muajve në Zvicër. “Po, mbrëmë janë takuar dhe janë marrë vesh që më mos ta ofendojnë njëri-tjetrin dhe të përfundoj konflikti i më hershëm”, i ka thënë një burim ORAinfo. Ndryshe, pas një rrahje që ka ndodhur në Zvicër, Babastars dhe Noizy publikuan edhe shumë këngë kundër njeri-tjetrit të cilat përmbanin fjalë fyese.