Piloti i Formula 1, Kamui Kobayashi, nga pakujdesia ka goditur me bolidin e tij katër mekanikë gjatë ndërrimit të dytë të gomave, gjatë garës për Çmimin e madh të Britanisë së Madhe.
Japonezi hyri me shpejtësi në boks duke lënë të lënduar anëtarët e ekipit mekanik të skuderisë Sauber.
“Ishte gabimi im. Frenova shumë vonë. U kërkoj falje për këtë njerëzve nga ekipi”, deklaroi Kobayashi pas përfundimit të garës.