f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Sunday, July 29, 2012

Eliminohet Majlinda Kelmendi

E plotësuar- Xhuditstja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike, është eliminuar në 1/8 e finales.


Majlinda e filloi shumë mirë përballjen duke dhënë shpresa se do të kalonte në çerekfinale. Ajo hyri me një motivim të jashtëzakonshëm dhe me agresivitet, që u vërejt që në hapat e parë.

Pasi morën nga një vërejtje për pasivitet, ishte Majlinda ajo që sulmoi. Në tentim për të bërë Ipon dhe për të mbyllur duelin, Majlinda arriti që të bëjë vetëm Waaz-ari, që ia siguroi asaj 10 pikë.
























Pejania ishte e pakënaqur me këtë dhe në tentim për të mbyllur duelin, që ishte një hap i gabuar, bëri që xhudistja nga Mauritius të shfrytëzojë rastin dhe të mbyllë sfidën me një Ipon, apo me rezultat 100-10.
Majlinda pasi mësoi se e humbi duelin, ishte e demoralizuar, për shkak se nuk arriti të fitojë ndonjë medalje dhe për shkak se nuk arriti të gëzojë një komb të tërë.

Sidoqoftë, performanca e Majlindës në këtë Olimpiadë është dinjitoze dhe nuk ka asnjë arsye që të jemi të zhgënjyer, pasi ajo mbetet sportistja më virtuoze që ka Shqipëria etnike. Tifozët e saj duhet të ndjehen krenarë me prezantimin që bëri në Londër, duke qenë se xhudistja jonë ka edhe shumë vite karrierë përpara vetes dhe do të dëshmojë kualitetet e saj në vitet e ardhshme.

Dueli i parë i xhudistes nga Peja ishte relativisht i lehtë, pasi ajo bëri proces të shkurtër duke deklasuar finlandezen Jaana Sundberg me një teknikë të jashtëzakonshme.
Majlinda e përfundoi luftën e saj me një ‘ipon’, duke bërë që dueli të përfundonte pak para kohe.