Qyteti i Sarajevës sot është përfshirë nga disa përplasje masive mes tifozëve të Zhelezarec dhe fansave slloven të Mariborit. Ngjarjet kanë ndodhur para ndeshjes që zhvillohet sot, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europa League. Incidenti ka filluar në qendër të qytetit kur fansat sllovenë ka brohoritur: “Thikë, tela, Srebrenica” dhe “Kosova është Serbi”, duke irrituar në maksimum tifozët boshnjakë.
“Policia duhej të na lejonte që ti shtypnim, pasi që nga një situatë e qetë fansat mysafir qelën një temë që është e lidhur me të kaluarën tonë”, komentoi një dëshmitar i këtij rasti, informon Zhurnal. Ndërkohë autoritetet raportojnë për 4 persona të plagosur por priten përplasje të tjera të ashpra edhe gjatë ndeshjes, e cila zhvillohet në mbrëmje./fish media/