f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Saturday, July 14, 2012

Tmerr në Siri (Foto & Video)

I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anna, tha se ishte i tronditur i tmerruar nga lajmet në lidhje me krimet e tmerrshme në fshatin sirian Tremseh. Fotot dhe videot e postuara më poshtë, nuk rekomandohen për t’u parë nga fëmijët dhe personat e ndjeshëm.
"Është me rëndësi të madhe dhe urgjente që dhuna dhe brutaliteti të ndalen. Sot është më e rëndësishme se kurrë që qeveritë që kanë ndikimin, këtë ndikim ta përdorin në mënyrë më të mirë, për të siguruar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës", tha Annan.

“Daily Mail” ka shkruar më parë se këta luftëtarë janë të mbuluar me tatuazhe me figurat e udhëheqësve të shtetit. Shumë sirianë i akuzojnë ata masakrimin e grave dhe fëmijëve, duke ua prerë fytin apo duke i ekzekutuar nga afërsia. Të armatosur me kallashnikovë dhe hanxharë, vlerësohet se ata kryejnë punët më të pista për regjimin, në mënyrë që zyrtarët të mund të thonë se sulmet mbi civilët nuk janë të "sponsorizuara" nga shteti.
Ata veshin pantallona kamuflazhi dhe fanelle të zeza, ndërsa paga e tyre është afro 160 euro në ditë. Thuhet se hyjnë në qytete pasi përfundon bombardimi ushtarak. 


Në lidhje me masakrën në Tremseh, Këshillin Nacional Sirian nuk e konsideron përgjegjës vetëm “përbindëshin Assad, por edhe Kofi Anannin, rusët e iranianët, dhe të gjitha shtetet që heshtin e që pretendojnë të jenë ruajtëse të paqes dhe stabilitetit në botë”.
Sipas Këshillit, "masakra në fshatin Tremseh radhitet ndër masakrat më të mëdha në botë, përfshirë edhe Srebrenicën”.
CNN raporton se prej marsit 2011, kur nisën trazirat në Siri për përmbytjen e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad, janë vrarë mbi 16 mijë vetë, kryesisht civilë. /Telegrafi/