f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Monday, August 27, 2012

Ja cili është 18-vjeçari shqiptar i bashkohet Juventusit


Klubi i Juventusit formalizoi marrjen hua të 18-vjeçarit shqiptar, Elvis Kabashi, nga skuadra e të rinjve të Empolit.
Në mjediset sportive fillimisht flitej për një blerje, madje në media qarkulloi shifra prej 1,8 milionë eurosh për mesfushorin e ri shqiptar, shifër e pakonfirmuar, por dhe e papërgënjeshtruar deri tani.
Elvis Kabashi, megjithë moshën e re, ka lindur në shkurt të vitit 1994, është shquar për fizikun e fuqishëm dhe teknikën e lartë.
Specialistët vënë në dukje një karakteristikë të veçantë në fushen e lojës: megjithëse është mëngjërash, Elvis Kabashi luan shumë mirë edhe me këmben e djathtë.
Ai është i aktivizuar me skuadrën kombëtare shqiptare të U-19. Jo rrallë ate e kane krahasuar me lojtarin e kombëtares italiane De Rossi, për aftësinë e tij në mbulimin e disa roleve si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse