f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Sunday, August 12, 2012

Ekskluzive: Rita Ora së shpejti koncert në Prishtinë



Pop ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, shumë shpejt pritet të performojë në Kosovë, ndërsa dëshira e shumë fansave pritet të plotësohet pikërisht pas lansimit të albumit të saj të parë.

Telegrafi ka mësuar nga burime të afërta me Rita Orën se janë të afërmit e asaj në Kosovë ata që janë duke i bërë përgatitjet e koncertit të madh të saj, që pritet të mbahet në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.
Performanca e Ritës në Prishtinë nuk është e lehtë të realizohet, pasi ajo pritet të fillojë një turne pas lansimit të albumit të parë, një turne ky që do të përqëndrohet në Britani dhe vende tjera të cilat kanë mundësi të paguajnë shuma të mëdha të hollash për të.

Kjo vërtetohet edhe nga një videoxhirim i bërë nga Zone Club, ku Rita përshëndet një prej klubeve më të mëdha të natës në Kosovë, duke aluduar kështu për një koncert të mundshëm në Prishtinë.
Rita Ora është në lansim të albumit të saj debutues “O.R.A”, i cili pritet të shënojë shpërthimin e saj zyrtar drejt majes së top listave botërore, me konkurrenten kryesore, yllin nga Barbados, Rihanna.