f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Saturday, August 25, 2012

3 të vdekur përgjakin rrugët, bie makina në kanal



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin në vendin e njohur si Balldren, ku një makinë e cila ka dalë nga rruga ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar brenda, i plagosur rëndë ndërsa në ndihmë të tij kanë mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policie, shkruan noa.
Kujtojmë këtu se në orët e para të paradites një 46 vjeçare me iniciale D.B është përplasur për vdekje te kthesa e Bathores, por përgjakja e rrugëve vijoi edhe më tej.
Pak orë më vonë në vendin e quajtur Ura e Tabakëve në kryeqytet u përplas për vdekje nga një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe 37 vjeçari Nazmi Koçiu.
Më tej në orët e para të mbrëmjes së sotme gjeti vdekjen një i moshuar pranë Stacionit të Trenit një autobus i linjës së Unazës