f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Saturday, August 25, 2012

Dëgjoni këngën më të re të Rita Orës dhe J.Cole



Albumin e ri të Rita Orës nuk po e presim me padurim vetëm ne kosovarët për shkak të krenarisë që po na ofron suksesi i saj, po me ankth dhe emocione po e presin të gjithë fansat e saj në gjithë botën.
Deri më tani të njohura për publikun kanë qenë katër këngë, ose më mirë të themi katër hite të cilat do të jenë pjesë e albumit të saj i cili publikohet javën tjetër dhe mbanë emrin ORA.
Dje në orët e vona, Rita ka publikuar edhe versionin origjinal të këngës së re, “Love&War” e cila është në bashkëpunim me J.Cole.
Në këtë këngë, Rita lut të dashurinë e saj të ndërpresë përleshjen dhe thotë se me zemërim nuk mund të arrijnë askund.
Më poshtë keni mundësi të dëgjoni këngën më të re nga Rita./Indeksonline/