f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Tuesday, August 7, 2012

Ledri Vulaj, Getoari me “tradhetoi”





















Ledri Vula nje nga lideret e grupit Baba Stars, krejt papritur ne daten 13 korrik deklaron zyrtarisht ne faqen e tij ne Facebook: “Qe sot nuk do te jem me pjese e muzikes. Le gjithçka pas ka te beje me muziken per t’iu perkushtuar regjise”. Lajmi tronditi jo pak fansat e Ledrit dhe grupit Baba Stars.

 Veçanerisht duke pasur parasysh qe grupi kohet e fundit ka qene ne qender te medias roze. Ledri mund te konsiderohet si personazhi me i perfolur mediatik keto gjashte muajt e fundit.

Fillimisht, historia e tij e dashurise me Dafina Zeqirin e shnderroi ne protagonist te tabloideve. Per disa muaj, çifti e ruajti me fanatizem lajmin dhe kur u zbuluar filloi nje kalvar i gjate shkrimesh, lajmesh, thashethemesh qe synonin te zbulonin te verteten e kesaj lidhjeje. Pasi çifti shkojne ne Los Angeles per te xhiruar klipin e tyre “Tonight”, fotot e publikuara ne faqet e tyre ne Facebook si dhe thashethemet qe sa vinin e shtoheshin rreth tyre i dhane fund hamendesimeve.


Po, Ledri dhe Dafina ishin bashke. Ende pa shijuar famen e krijuar nga kjo lidhje e arte per median qe e pasqyroi fort, Ledri behet serish epiqendra e skupit me te madh mediatik te muajit maj.
Ai ne krye te grupit Baba Stars, perleshet me Noizyn dhe nje anetar tjeter te grupit OTR. Ne aeroportin e Zyrihut dy bandat rivale ne muzike dhe ne jeten personale perleshen ne aeroportin e Zyrihut.


Por, duke qene se lajmi kryesor ishte perleshja askush nuk u mor me detaje te llojit: Ledri ishte i pari qe u hodh dhe u perlesh me Noizyn, pavaresisht se Ledri kurre nuk ka pasur ndonje debat apo sherr personal me Noizyn.
Ne te vertete ka qene Getoar Selimi, ai qe ka pasur problem me Noizyn. Per hir te Getoarit, duke e konsideruar mik dhe jo vetem koleg dhe bashkepunetor, Ledri pergjaket dhe ishte i vetmi nga grupi qe pesoi deme fizike pas kesaj perleshjeje.


Madje, Ledri eshte ai qe ironizohet edhe me shume ne kengen e Noizyt “Na jena OTR”, pavaresisht se Getoari ka qene shkaktari i te gjithe sherreve te ndodhur me Noizyt dhe anetareve te tjere te Baba Stars.
Ne Prishtine, Ledri rrihet me Krenar Çoçaj per hir te Daffyt, Getoari nuk nderhyn
Pikerisht atehere kur grupi Baba Stars dukej me i forte se kurre, kur anetaret e tij dukeshin me te lidhur se kurre, nje ngjarje tjeter do te trondiste njehere e mire themelet e nje shoqerie ne te vertete pa baza.


Gjate muajit qershor, menjehere pas Video Festit Muzikor, Ledri Vulaj ka shkembyer nje puthje publike me te dashuren e tij qe mesa duket ka nxitur zemerimin e ish te dashurit te kengetares Krenari, i cili me pare ka qene mik me Ledrin. Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj e ka rrahur ne oret e para te mengjesit te dates 8 qershor, teksa Ledri ka dale nga nje night club ne Prishtine.
Ledri ka qene i shoqeruar nga Getoar Selimi i cili gjate kohes kur miku i tij rrihej barbarisht, ka qendruar duke pare skenen pa levizur as majen e gishtit per ta ndihmuar. Ngjarja e cila eshte pasqyruar ne media e ka permendur kete fakt por ne menyre siperfaqesore.
Me pas, menjehere pas kesaj ngjarjeje, Ledri ka marre nje vendim per tu larguar njehere e mire nga Labeli Baba Stars dhe jo vetem. Gjithashtu ai i ka dhene fund, marredhenies me te dashuren e tij Dafina Zeqiri e cila u be molla e sherrit mes Ledrit dhe Krenarit, te cilet dikur kane qene miq e sot perveçse mbajne statusin e ish te dashurve te kengetares jane shnderruar edhe ne armiq te perbetuar.


Ledri nuk e ka mohuar aspak faktin se Getoar Selimi dhe tradhtia e tij e kane detyruar te heqe dore nga muzika dhe grupi Baba Stars. Sa per Dafinen, Ledri ka pritur deri diten e ditelindjes se saj per ti dhene lajmin e ndarjes. Duke vepruar keshtu, Ledri duket se ka dashur te hakmerret edhe ndaj te gjitha te keqijave qe i erdhen nga lidhja me nje prej personazheve me te perfolur te show bizit Dafina Zeqiri.


Gjithashtu, Ledri me mbeshtetjen e familjes se tij ka gjetur nje rruge tjeter artistike; nuk ka per te hequr dore nga arti, sepse se shpejti thuhet se Ledri do ti hyje studimeve per regjisure. Megjithate, te gjitha lajmet e koheve te fundit, faqet e fansave ne Facebook, tregojne qarte se Ledri eshte nder personazhet me te dashur e gjithashtu nder rreperet me me shume fansa qe mezi presin kthimin e tij ne muzike. vipat.info