f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Wednesday, August 8, 2012

Dhjetë shenja të dashurisë së Allahut për Robin !




1. Shenja e parë e dashurisë së Allahut ndaj teje është fakti se t`i rregullon  gjërat kah e mira.

2. Shenja e dytë e dashurisë së Allahut ndaj teje është fakti se të jep butësi dhe estetikë.

3. Shenja e tretë e dashurisë së Allahut ndaj teje është fakti se të bën të pranuar në tokë dhe bën të të duan njerëzit.

4. Shenja e katërt e dashurisë së Allahut nda teje është sprova.

5. Shenja e pestë e dashurisë së Allahut ndaj teje është përfundimi i mirë.

6. Shenja e gjashtë e dashurisë së Allahut ndaj teje është vetmia me Të (ta duash vetminë me Të).

7. Shenja e shtatë e dashurisë së Allahut ndaj teje është sabri (durimi).

8. Shenja e tetë e dashurisë së Allahut ndaj teje është kryerja e nënshtrimit ndaj Tij dhe largimi nga mosbindja ndaj Tij.

9. Shenja e nëntë e dashurisë së Allahut ndaj teje është zelli dhe xhihadi.

10. Shenja e dhjetë e dashurisë së Allahut nda teje është mendimi i mirë (për Të) gjatë vdekjes.

“Vërtet Allahu kur ta do një rob, e thërret Xhibrilin: O Xhibril! Unë e dua filanin, andaj duaje edhe ti! E Xhibrili e do atë. Xhibrili, ndërkaq, u bën thirrje banorëve të qiellit: O banorë të qiellit! Allahu e do filanin, andaj dojeni edhe ju! E banorët e qiellit e duan. Më pas për të zbret pranimi në tokë”. (Hadith)

O Allah! Ne kërkojmë nga Ti të të duam, ta duam atë që të do dhe ta duam atë vepër që na afron tek dashuria Jote!

O Allah! Atë që na e ke dhënë, e të cilën e duam, bëje forcë për ne për atë që Ti e do!

Përktheu: Burim Koçinaj
Kontrolli: Hoxhë Lulzim Susuri