f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Wednesday, August 22, 2012

Këngëtarët që ‘çmendin’ femrat shqiptare

I gjatë, i bukur, me një buzëqeshje rrezëllitëse, por njëherazi misterioz, i zgjuar, i famshëm dhe i pasur. Për shumicën e femrave ky është profili i mashkullit ideal. Janë të paktë ata që i plotësojnë të gjitha këto kritere, ndonëse shijet janë shumë relative.

Gazeta Standard ka përpiluar një listë me meshkujt më të muzikës, duke qenë se kemi pafund këngëtarë jo vetëm simpatikë por edhe shumë më tepër…

Dren Abazi

Që kur realizoi hitin “Ti dhe unë” me Anjeza Shahinin, Dren Abazi u shndërrua në një zemërthyes që ka luajtur me imazhin e tij prej ‘playboy’ edhe në media. “Tërhiq e mos këput” ka qenë strategjia e djaloshit prishtinas, i cili ka një jetë që merret me muzikë, por që nuk preferon të flasë për femra, të dashur a të fejuar, a thua se është i ndërgjegjshëm se ky status do t’ia largojë disi publikun femëror.









Flori Mumajesi


Ai nuk është ndoshta modeli tipik i mashkullit seksi, ama është nga ata që nuk kanë lënë femër pa bërë për vete. Çdo vit e më shumë në krye të çdo klasifikimi, Flori ka treguar se edhe një mashkull që nuk ka abdominale muskulore (bark fibër), mund të jetë edhe më i pëlqyer sesa dikush që është më i pashëm, por jo aq i suksesshëm sa ai. Mendoni, për çdo hit të ri që krijon – si ky më i freskëti “Me zemër”, Flori vetëm shton numrin e fansave.


Alban Skënderaj

Këngëtari që shquhet për balada pop-rok, është bërë pjesë e mendimeve romantike të femrave, sa e sa herë, kur tekstet e këngëve të tij kanë lënë gjurmë te to. Me dedikimin që tregon ndaj të fejuarës simpatike, këngëtares Miriam Cani, Albani ia ka shtuar më tepër pikët vetes, duke u bërë shumë më intrigues dhe i paarritshëm për femrat!






Shpat Kasapi

Jo rastësisht edhe Shpat Kasapi, i fejuari i këngëtares/modele që do bënte cilëndo femër xheloze, gëzon të njëjtat atribute si Afërdita, pasi shumë meshkuj e xhelozojnë në heshtje dhe nuk duan ta pranojnë që Shpati është i admirueshëm nga gjinia e kundërt, sa i takon fizikut, dukjes, tipit etj. Na vjen keq vajza, e ka “rrëmbyer” Afërdita.




Noizy

Edhe me reputacionin e tij të një “djali të keq”, Noizy, të paktën gjykuar nga rrjetet sociale, është më i pëlqyer nga femrat. Për këtë ish-sportist muskuloz femrat “vdesin” nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, madje edhe jashtë trojeve shqiptare. Nëse doni ta vërtetoni këtë, hidhuni një sy fotove të tij, ku femrat vazhdimisht tentojnë ta puthin.









Seldi

Me “Adrenalinën” dhe “Biondinën”, të kënduara në bashkëpunim me Sinan Hoxhën, Seldi Qalliu la pas imazhin e djaloshit të mbarë që kishte krijuar në “Big Brother”, për t’u shndërruar shpejt në një mashkull me veshje serioze, kostume shik e këmisha të hapura, gjë që bëri që femrat ta shihnin “me tjetër sy”. Me “Çika e zemrës time”, ai e ka konsoliduar edhe më tej statusin e një mashkulli seksi.









Capital T
Është i ri në moshë, por kënga e tij “U bo vonë” u bë hit, ndërsa fytyra e tij simpatike po shumë mashkullore, joshi femra nga Shqipëria dhe Kosova. Cilësimi që i ka bërë Eliza Dushku, si një reper shumë i talentuar që “ngjan me Jay Z”, e ka kuotuar më lart reperin zeshkan me buzë mishtore, pas të cilit lënë kokën adoleshentet, aq më tepër që ai vetë duket tip mjaft i rezervuar.
Ledri Vula, MC Kresha, Visari, Getoari 
Këta reperat seç kanë diçka “cool” që i tërheqin shumë femrat. Me pantallona të gjera, pjesën e sipërme të trupit zbuluar, me muskuj të formuar mirë, ata kanë diçka prej “rrugaçi”, por bashkuar me talentin dhe sensin e humorit që shfaqin nëpër intervista, shndërrohen në meshkujt të denjë për këtë listë… Të mos u referohemi pastaj videove seksi, të rrethuar nga vajza me bikini dhe që ata bëjnë sikur nuk ua varin… Na vjen keq për Ledrin, i cili jo vetëm dëgjohej, por edhe shikohej me shumë endje nga femrat, pasi prej pak kohësh ka deklaruar largimin nga muzika- shpresojmë të përkohshëm!
Adrijan Gaxha
Këngëtari nga Shkupi, që dikur shfaqej nëpër video me makijazh, këto vite, edhe pse ka nisur të përdorë përherë e më tepër kapele – për të mbuluar rënien e flokëve (nuk e kuptojmë përse? Ka shumë meshkuj seksi edhe pa flokë), është shumë i preferuar sidomos nga seksi i bukur, kështu që ajo që e ka tashmë në krah (Luana apo dikush tjetër qoftë) duhet të bëjë kujdes. Apo nuk kërcen bukur…