Menaxheri i BabaStars, Drin Zatriqi, ka reaguar ashpër ndaj komenteve të fundit fyese të anëtarit të TBA, Kleptos, komente këto të bëra në një foto bashkë me Ledri Vulën, ish-anëtarin e ‘labelit’ BabaStars.
Kemi raportuar se Klepto ka krijuar miqësi të re me Ledri Vulën, i cili u largua kohë më parë nga muzika dhe BabaStars. Në faqen e tij të fansave në Facebook, reperi i TBA postoi foton me ish-anëtarin e Skillz, duke shkruar në koment bashk me këtë foto: “Jo veq unë po edhe Ledri thotë fuck BabaStars”.
Pasi Telegrafi raportoi për ‘miqësinë e re’, u ngritën shumë polemika mbi lojalitetin e Ledrit ndaj ish-kolegëve të tij, ashtu sikurse mbi komentet fyese drejtuar ‘labelit’ rival.
Dhe, i shtyrë nga polemikat dhe spekulimet e shumta, Drin Zatriqi, i është përgjigjur në mënyrë mjaft kontraverse këtij postimi të Kleptos.
“O ti ka**pidik, mos e shfrytëzo shoqërinë e përbashkët për të ngritur k**** përpjet. E din mirë që prej meje ke pasur respekt, por mos ia vë vetes therrën në këmbë të shëndoshë nëse dëshiron që të kesh vend në këtë ambient. Dhe, mos gënje që Ledri ka thënë ndonjë gjë, sepse është dashur të vërtetosh këtë, ndërsa ai më është betuar se nuk ka thënë kështu. Nëse ke diçka me dikë, lëri këto gjëra dhe dili përpara sepse ditë për ditë po i sheh… edhe kjo është ekskluzivisht për ty duke i lënë anash Viktorin dhe Mentorin, të cilët i kam miq që moti, por ti qenke k***pidik”, është përgjigjur Drini në foton më lart.