Një prift i Kishës Ortodokse Serbe ka vrarë një person në një qendër rehabilitimi, duke risjellë në kujtesë dhunën që ushtrohet në këto qendra të drejtuara nga kisha.
Prifti Branislav Peranoviq, ish-menaxher i qendrës famëkeqe “Crne Reka”, vrau një person të varur nga droga në një qendër rehabilitimi në jug të Serbisë. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e së hënës. Prifti e qëlloi me një shufër në kokë.
Ai është arrestuar dhe po mbahet në qytetin e Shabac. Trupi i viktimës u gjet në një shtëpi ngjitur, në pronësi të Peranoviq. Kisha e Shabac bëri me dije se i vjen kaq për incidentin, por po ndjek nga afër të gjithë hetimin.Peranoviç u bë i njohur në vitin 2009, kur u shfaqën pamje nga qendra e rehabilitimit të të varurve nga droga në “Crna Reka”. Pamjet tregonin se si pacientët sulmoheshin me dru dhe goditeshin në fytyrë me grushte.