f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Thursday, August 9, 2012

Zhduket një vajzë, Facebook refuzon policinë për t’i dhënë fjalëkalimin e saj

Një vajzë është zhdukur në rrethana ende të paqarta dhe policia është duke shfrytëzuar çdo mundësi për të gjetur vendndodhjen e saj. për këtë, ajo i ka kërkuar zyrtarisht përmes një shkrese, administratorëve të rrjetit social Facebook që t’i japin fjalëkalimin e faqes së vajzës së zhdukur.

Bëhet fjalë për të miturën Sigrid Schjetne, e cila prej disa ditësh rezulton e zhdukur në Oslo, Norvegji, pasi familja e denoncoi si të humbur fundjavën që shkoi, raporton noa.al.

Në fotot: Sigrid Schjetne

Në përpjekje për të zbardhur vendndodhjen e vajzës, policia kriminale ka kërkuar që të shikojë profilin, statusin dhe të dhëna të tjera të komunikimit në rrjetin social të vajzës, por Facebook ka refuzuar t’i japë të drejta hyrjeje.

Hanne Kristin Rohde, shef i policisë lokale duke dalë në një konferencë për shtyp shpjegoi arsyet pse duhej që Facebook të jepte fjalëkalimin dhe shtoi: “Megjithëkëtë, Facebook refuzoi të na japë fjalëkalimin për të hyrë në profilin e vajzës që rezulton e zhdukur”.

Gjithsesi, z.Rohde pohoi se përfaqësues të Facebook kishin siguruar se ishte bërë konfiskimi i faqes dhe ruajtja e saj me qëllim që askush të mos e fshijë dhe të dhënat të mund të përdoren nëse vajza gjendet apo nëse ajo e autorizon një gjë të tillë.a.b/noa.al