f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Saturday, August 11, 2012

Ja në çfarë geto jeton vëllai i Barack Obamës (FOTO)



Vëllai i Presidentit amerikan Barack Obama jeton në një geto famëkeqe në Kenia, ku të gjithë e thërrasin zoti President.

Emri i tij është George Hussein Obama dhe është vëlla nga babai me Barack Hussein Obama, presidenti i parë i zi i SHBA dhe njeriu më i fuqishëm në botë.

Ndërsa presidenti amerikan ka lindur nga martesa e babait të tij me gruan e dytë në Havai, George ka lindur në Kenia nga martesa e Hussein me gruan e katërt.

Jeta e George do jetë në qendër të një dokumentari, të quajtur thjesht ‘2016’, përgatitur nga kritikët më të fortë të Obamës, ish- producentët e Listës së Shindlerit, raporton Tema.

George rrëfen vështirësitë që ka pasur me pijen dhe drogën për një pjesë të mirë të jetës së tij, vështirësitë e të jetuarit në geto dhe përpjekjet për të qenë i pari i të varfërve, siç është vëllai i tij i pari i botës.