Mbrojtësi i jashtëzakonshëm i Real Madridit, Pepe, ka befasuar të gjithë, duke kërkuar pas lirimit nga spitali që të luajë menjëherë ndaj Barcelonës në El Clasico, pasi nuk mund ta lë keq ekipin.
Pepe ka kërkuar nga mjekët e tij që ta deklarojnë të gatshëm për El Clasicon, por kjo është refuzuar kategorikisht nga stafi mjekësor i Los Blancos.
“E pamundur. Ti duhet të jesh një i çmendur pasi po pyet, e lëre me të mendosh se do të luash”, ka theksuar një prej mjekëve.
Këto zëra vijnë pas raportimeve të mediave spanjolle se Pepe ka humbur edhe kujtesën e tij pas përplasjes me Casillas.
“Unë quhem Pablo, çfarë kërkoj këtu”, besohet të ketë thënë Pepe pasi është zgjuar për herë të parë pas dëmtimit në kokë teksa ishte i shtrirë në spital. /Telegrafi/