Një vajzë dy vjeçare i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes teksa ra nga motoçikleta dhe për pak sa nuk u godit nga një makinë e cila po kalonte një kryqëzim në Jinhua, provincën Zhejiang.
Pamjet tregojnë një person që ecën me motoçikletë e ndalon në semafor teksa krejt papritur, një vajzë e vogël rreth 2 vjeç, e veshur me fustan të bardhë që qëndron në pjesën e përparme të motoçikletës bie në tokë e për pak sa nuk goditet nga një makinë që nis të ecë. /albeu.com/