f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Monday, September 3, 2012

A është i lumtur Cristiano Ronaldo tek Real Madrid?


A është i lumtur Cristiano Ronaldo tek Real Madrid?
Njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka shprehë dëshirën që të largohet nga Real Madrid, pasi sipas medieve spanjolle portugezi nuk është i kënaqur me tretmanin që ka tek klubi mbretëtorë.
Ai nuk kishte festuar golin e tij gjatë shenimit kundër Granadas.
"Nuk festoj golin kur jam i mërzitur dhe i zhgënjyer, ekzistojnë obligime profesionale që klubi nuk i ka përmbushur dhe për këtë klubi e di" ka thënë Ronaldo.
Ronaldo ka thënë se bashkëlojtarët e tij e din për problemin e tij duke shtuar se nuk dëshiron të flas për statusin e tij në klub.
"Nuk ndjehem mirë, mirëpo dua të luaj për Portugalinë për kualifikimet për kampionatin botërorëb 2014 në Brazil" ka thënë Ronaldo.
Sipas medieve spanjolle, Ronaldo është i revoltuar pasi Real Madrid nuk i ka ndihmuar shumë për ta fituar titullin e lojtarit më të mirë në Evropë.
"Nuk kam aspak paknaqësi rreth asaj, Iniesta e ka merituar atë cmim" ka thënë Ronaldo.
Ronaldo nuk ka edhe aq raporte të mira me tifozët edhe pse ai ka kontribuar më së shumti për titullin në Primera sezonin e kaluar.
Nga ana tjetër edhe bashkëlojtarët e tij thonë se nuk e din sakt se ku qëndron problemi.
"Mua më duket se gjithcka është në rregull. Ka shenuar dy gola, andaj besoj se është i lumtur. Bashkëlojtarët e mi, po edhe unë, mendoj se me të vërtetë është gjithcka në rregull" ka thënë Gonzalo Higuain.
Ronaldo ka luajtur për Real Madrid 149 ndeshje dhe ka shenuar 150 gola.